Aleanca e Atlantikut të Veriut po forcon aftësitë mbrojtëse, duke iu përgjigjur thirrjeve të Shteteve të Bashkuara për rritje të shpenzimeve. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, bëri publikun disa iniciativa gjatë një forumi të industrisë së mbrojtjes në Ankara.
Rutte bëri thirrje për një revolucion në industrinë e mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s. Ai paralajmëroi për rritje të ndjeshme të shpenzimeve ushtarake nga Rusia. Sfidat për bllokun evropian, sipas tij, vijnë edhe nga Kina, Koreja e Veriut dhe Irani.
Ai kërkoi nga kompanitë perëndimore të mbrojtjes të shtojnë investimet për të rritur kapacitetet prodhuese. Rutte u bëri thirrje qeverive të bëjnë porosi afatgjata dhe të krijojnë kushte për zhvillimin e kompanive.
Industria evropiane e mbrojtjes përballet me pengesa si procedurat e ndërlikuara dhe mungesa e bashkëpunimit. Kjo ka bërë që shumë shtete evropiane të blejnë pjesën më të madhe të armëve dhe pajisjeve ushtarake nga Shtetet e Bashkuara.