Znj. Meloni theksoi se Italia do të respektojë detyrimet për shpenzimet e mbrojtjes, duke përcaktuar kohët, mënyrat dhe prioritetet sipas situatës së përgjithshme. Ajo shtoi se investimet në mbrojtje duhet të mbështesin industrinë vendase dhe zhvillimin teknologjik të vendit.

Lidhur me konfliktin me Iranin, kryeministrja ritheksoi se Italia nuk ka marrë pjesë në operacionet ushtarake. Ajo konfirmoi gatishmërinë e Romës për të kontribuar në pastrimin e Ngushticës së Hormuzit nga minat detare.

E pyetur për një postim të presidentit amerikan Donald Trump, Meloni refuzoi të komentonte, duke theksuar se nuk pendohet për marrëdhëniet e ndërtuara me të. Ajo tha se ka investuar në ruajtjen e unitetit të Perëndimit dhe ndan me presidentin amerikan qëndrime të përbashkëta për çështje si emigracioni dhe ajo që e cilësoi si “kultura woke”.