NATO organizon forumin kryesor të nivelit të lartë për prodhimin, investimet dhe inovacionin në mbrojtjen transatlantike. Ky event mbledh zyrtarë të lartë të Aleancës, përfaqësues të vendeve anëtare e partnere, si dhe liderë të industrisë së mbrojtjes e komunitete të inovacionit.

Fokusi kryesor do të jetë progresi i aleatëve drejt planit historik të NATO-s për investime në mbrojtje prej 5 për qind. Diskutimet do të përfshijnë se si këto mjete po shndërrohen në rritje të prodhimit, bashkëpunim më të madh dhe prokurim të përbashkët. Programi parashikon sesione të mbyllura në paradite dhe seanca plenare në pasdite, të cilat do të transmetohen drejtpërdrejt dhe do të jenë të hapura për media. Për herë të parë, do të ketë njoftime të nivelit të lartë për marrëveshje, iniciativa dhe rezultate konkrete në fushën e mbrojtjes.

Temat kryesore përfshijnë bashkëprodhimin transatlantik, inovacionin, bashkëpunimin praktik mes NATO-s dhe industrisë, hapësirën dhe mbikëqyrjen, mbrojtjen e integruar ajrore dhe raketore, si dhe kapacitetet goditëse. Samiti zhvillohet në një moment gjeopolitik të ndjeshëm, me luftën në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme dhe debatet mbi rolin e Evropës në sigurinë e saj.