Aleanca ka vendosur të blejë 10 aeroplanë mbikëqyrës të tipit Saab Globaleye. Këta aeroplanë do të zëvendësojnë flotën aktuale të Sistemit të Paralajmërimit dhe Kontrollit Ajror (AWACS).

Gjithashtu, flota e NATO-s do të zgjerohet me pesë dronë mbikëqyrës të lartësisë së madhe, të prodhuar nga Northrop Grumman, të njohur si Triton. Kjo është hera e parë që këta dronë i shtohen inventarit të Aleancës.

Shtetet anëtare Norvegjia, Finlanda, Gjermania dhe Danimarka pritet të nënshkruajnë një letër qëllimi për këtë blerje. Përveç kësaj, Aleanca do të inicojë edhe një flotë strategjike transporti ajror me avionë të tipit Airbus A400M.

Njoftimi u bë nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjatë një forumi të industrisë së mbrojtjes të mbajtur në Ankara.