Deklaratat e ish-presidentit amerikan Donald Trump kanë nxitur Evropën të rrisë investimet në mbrojtje dhe të rikthejë kapacitetet industriale. Kjo fazë e re e NATO-s shënon një riformatim të aleancës.

Turqia po shndërrohet në një aktor kyç, duke marrë një rol të rëndësishëm në industrinë e mbrojtjes dhe vendimmarrjen strategjike. Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan po shfrytëzon momentumin gjeopolitik për ta pozicionuar Turqinë si një palë të domosdoshme në vendimet e aleancës. Sinjalet nga Uashingtoni tregojnë një qasje më të hapur ndaj Ankarasë, përfshirë shqyrtimin e heqjes së kufizimeve për avionët luftarakë F-35, gjë që do të forconte më tej peshën strategjike të Turqisë brenda NATO-s.

Aktualisht, Turqia renditet e dyta në NATO për kapacitetet ushtarake dhe e 11-ta në botë për eksportin e armatimeve. Kompania turke Roketsan, një prodhues i madh raketash dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore, pritet të përfshihet në programet e NATO-s për prodhimin e raketave. Kjo tregon zgjerimin e rolit të Ankarasë përtej industrisë së mbrojtjes, drejt drejtimit strategjik të aleancës. Turqia ka vendosur veto ndaj pjesëmarrjes së Izraelit në forumet e bashkëpunimit me NATO-n, pavarësisht se Izraeli merr pjesë në Dialogue Mesdhetar.