Gjatë bastisjes, e realizuar në banesën që përdorej nga M.B. dhe N.J., u gjetën edhe sasi të amfetaminës, ekstazisë, LSD-së, vajit të hashashit, rrëshirës dhe kërpudhave halucinogjene. Dy personat, M.B. dhe N.J., ishin privuar nga liria më parë.
Pas veprimeve hetimore, Policia ngriti kallëzim penal me procedurë urgjente ndaj tyre në Prokurorinë Publike kompetente. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) konfirmoi se substancat narkotike janë sekuestruar dhe personat janë ndaluar për procedurë të mëtejshme.