Trajneri i kombëtares gjermane, Julian Nagelsmann, njoftoi dorëheqjen pas eliminimit të skuadrës nga Kupa e Botës. Ai deklaroi se pas një zhgënjimi të tillë, ekipi meriton një fillim të ri, pa barrën e së kaluarës.

Nagelsmann shprehu se ky vendim nuk ishte i lehtë dhe se suksesi i ekipit ka qenë gjithmonë prioriteti i tij. Ai falënderoi stafin teknik, stafin mbështetës, federatën, lojtarët dhe tifozët për mbështetjen. Trajneri theksoi keqardhjen për zhgënjimin e tifozëve dhe mosarritjen e rezultateve të dëshiruara në Botëror.

Së bashku me Nagelsmann, largohen nga Federata Gjermane e Futbollit edhe dy ndihmësit e tij, Benjamin Glück dhe Benjamin Hubner.

Ndërkohë, Jurgen Klopp ka pranuar drejtimin e kombëtares gjermane. Detajet e kontratës janë në fazën përfundimtare para arritjes së marrëveshjes së plotë.