Nëntë individë, të identifikuar me inicialet F.M., F.M., M.M., S.K., N.B., D.M., A.M., N.M. dhe G.Q., dyshohen për vepra penale të shpëlarjes së parave, kontrabandimit të mallrave, pjesëmarrjes në grup kriminal të organizuar, dokumenteve të rreme tatimore dhe shmangies nga tatimi.

Gjatë këtij operacioni, autoritetet sekuestruan 15 mijë euro para të gatshme, pesë vetura, pesë autobotë për transportin e derivateve, dy armë zjarri me 54 fishekë, pajisje elektronike dhe dokumente të ndryshme. Po ashtu, u gjetën 301 euro në kartëmonedha dy-euroshe, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Prokuroria Speciale konfirmoi kërkesën për paraburgim pranë Gjykatës, pas hetimeve intensive të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar.