Drejtori i shkollës profesionale në Tetovë, Muzafer Livoreka, deklaroi se shkollat profesionale aktualisht tërheqin nxënës me talent, jo ata me rezultate të dobëta. Ai njoftoi se po punohet për të motivuar nxënësit përmes projekteve praktike.

Në të ardhmen, shkolla planifikon një sistem të ri mësimor ku praktika do të zërë pjesën kryesore të kurrikulës. Livoreka vuri në dukje se paragjykimet ndaj zanateve shpesh vijnë nga prindërit, të cilët besojnë se suksesi lidhet vetëm me gjimnazin ose studimet universitare.