Vedat Muriqi, sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, nuk është pjesë e skuadrës prej 36 lojtarësh të Fenerbahçes që do të zhvillojnë përgatitjet në Austri. Muriqi është diagnostikuar me një këputje të pjesshme në muskulin e këmbës së djathtë, lëndim i pësuar gjatë kampit stërvitor në Topuk Yaylasi.

32-vjeçari do të ndjekë një program individual rikuperimi në Stamboll, të përcaktuar nga stafi mjekësor i klubit. Ai u rikthye te Fenerbahçe, me të cilën ka nënshkruar kontratë deri në qershor 2029. Sezonin e kaluar, Muriqi shënoi 23 gola në La Liga me ekipin e Mallorcas.