Ftesa për takim erdhi pasi fermerët protestuan, duke shprehur pakënaqësinë për situatën në sektorin e qumështit. Gjatë protestës, ata derdhën qumësht para hyrjes së institucionit dhe lanë xhamat e objektit me qumësht.
Fermerët kërkuan nisjen e menjëhershme të grumbullimit të qumështit. Ata gjithashtu kërkuan mbrojtje për prodhuesit vendorë dhe masa kundër importeve të qumështit të subvencionuar nga vendet e rajonit.
Takimi mes ministrit Muja dhe përfaqësuesve të fermerëve pritet të fokusohet në këto kërkesa, me synim gjetjen e një zgjidhjeje për situatën aktuale në sektorin e qumështit.