Ndryshimet e fundit janë vetëm administrative. Ato nuk prekin stafin mjekësor apo shërbimet për qytetarët. Qëllimi i riorganizimit është forcimi i mjekësisë familjare dhe rritja e cilësisë së shërbimit.
Mjekët specialistë të ish-Qendrës Shëndetësore Nr. 10 (tashmë Qendra e Mjekësisë Familjare) do të vazhdojnë punën në të njëjtat ambiente. Ata do t'i shërbejnë të njëjtës popullatë. Këta mjekë kalojnë vetëm administrativisht në varësi të Qendrës Shëndetësore të Specialiteteve Nr. 1, Tiranë.
Qytetarët nuk do të ndryshojnë vendin e shërbimit apo mjekun ndjekës. Riorganizimi administrativ synon koordinim më efikas të shërbimeve dhe përmirësim të kujdesit shëndetësor.
Kjo qendër funksionon edhe si bazë për formimin praktik të mjekëve specializantë në mjekësinë familjare, bazuar në marrëveshjen me Universitetin e Mjekësisë Tiranë. MSHMS rikonfirmon se çdo informacion për largim ose reduktim mjekësh është i pavërtetë.