MPJD-ja rekomandon përdorimin e rrugëve alternative. Numri i mërgimtarëve që kalojnë nëpër Serbi është shtuar ndjeshëm me afrimin e sezonit të pushimeve. Rastet e ndalimeve dhe marrjes në pyetje janë dokumentuar vitet e fundit, si dhe arrestime të lidhura me akuza për thyerjen e rendit kushtetues të Serbisë.

Një ndër rastet e fundit është arrestimi i Osman Selmanit nga autoritetet serbe, nën dyshimin për krime lufte në vitin 1999. Avokati Arianit Koci ka reaguar publikisht, duke theksuar nevojën për kujdes gjatë kalimit nëpër territorin serb.

Ministria vazhdimisht monitoron dhe trajton rastet e raportuara nga qytetarët ose familjarët përmes Zyrës Ndërlidhëse në Serbi. MPJD-ja ka njoftuar vazhdimisht delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi dhe ka dërguar nota verbale pranë misioneve diplomatike të vendeve të Quint-it të akredituara në Serbi, në lidhje me këto ndalime dhe arrestime të qytetarëve të Kosovës.