Të gjithë nxënësit e interesuar të aplikojnë për thirrjen publike për pranim në Shkollën e Mesme të Policisë duhet të dorëzojnë dokumentet e kërkuara në origjinal ose kopje të noterizuar. Kjo vlen për kandidatët që kanë përfunduar vitin e parë dhe të dytë të shkollës së mesme kudo në vend.

MPB shpjegon se do të lidhë marrëveshje shkollimi me kandidatët e pranuar. Kjo marrëveshje, e nënshkruar edhe nga prindi, kujdestari ose përfaqësuesi ligjor, do të rregullojë të gjitha procedurat dhe detyrimet me shkollat ku nxënësit kanë studiuar më parë.