Dita e premte do të sjellë kthjellime dhe vranësira, të përqendruara kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites. Pasdite, moti do të kthjellohet në pjesën më të madhe të territorit.
Reshje shiu me intensitet të ulët do të prekin shumicën e vendit, duke filluar nga mesdita deri në orët e pasdites. Vija bregdetare përjashtohet nga këto reshje. Zona malore në lindje dhe juglindje do të përjetojnë shtrëngata afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër lokal.
Era do të fryjë nga verilindja-veriperëndimi me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore, era mund të arrijë shpejtësinë deri në 12 m/s. Valëzimi në detin Adriatik dhe Jon parashikohet të jetë 2-3 ballë.