Vranësira të pakta kalimtare do të shfaqen vetëm në zonat malore lindore. Temperaturat në mëngjes u regjistruan 19 gradë Celsius. Gjatë ditës, ato do të ngjiten deri në 31 gradë Celsius.

Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 7 m/s. Në brigjet detare, kjo do të shkaktojë dallgëzim të shkallës 1 ballë.