Vranësirat do të shfaqen kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites. Gjatë pasdites, do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët në reliefet malore të vendit. Në verilindje priten reshje lokale në formë shtrëngatash afatshkurtra.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 12 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-2 ballë.