Vranësirat do të dominojnë kryesisht gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Pasdite vonë, moti do të bëhet më i kthjellët në shumicën e territorit.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët do të prekin shumicën e vendit, përjashtuar vijën bregdetare, nga mesdita deri pasdite. Në relievet malore lindore dhe juglindore, reshjet do të shfaqen si shtrëngata afatshkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe breshër lokal.

Era do të fryjë nga verilindja-veriperëndimi me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore, shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 12 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon parashikohet të jetë i forcës 2-3 ballë.