Temperatura minimale do të jetë nga 9 deri në 20 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 29 deri në 36 gradë. Era do të fryjë e dobët deri mesatare nga veriperëndimi, duke u forcuar pasdite në disa zona përgjatë Vardarit.
Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe diell. Pasdite, disa pjesë të luginës do të kenë reshje shiu të rrëmbyeshme dhe bubullima. Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi. Temperatura minimale në kryeqytet do të jetë 18 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 34 gradë.
Në ditët në vijim pritet mot kryesisht i qëndrueshëm, me erë të moderuar, në disa vende të fortë nga drejtimi verior. E enjtja dhe e diela do të shënojnë paqëndrueshmëri lokale me reshje, bubullima dhe erë të forcuar.