Vranësira të zhvilluara priten pas mesdite në pjesën më të madhe të territorit. Gjatë pasdites, do të ketë reshje shiu lokale me intensitet të ulët në zonat malore. Alpet do të preken nga shtrëngata afatshkurtra shiu.
Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore, shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 10 m/s.