Dita e nesërme do të karakterizohet nga mot me diell dhe vranësira në të gjithë Maqedoninë e Veriut. Pasdite, priten reshje lokale shiu në disa zona.

Era do të jetë e lehtë dhe do të fryjë nga drejtimi veriperëndimor. Temperaturat minimale do të variojnë nga 8 deri në 19 gradë Celsius. Ndërsa, temperaturat maksimale do të arrijnë nga 28 deri në 36 gradë Celsius, sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike.

Për ditët në vijim, parashikohet mot i qëndrueshëm dhe me diell.