Meteorologët paralajmërojnë destabilizim të atmosferës. Disa zona mund të preken nga procese atmosferike intensive. Këto përfshijnë shira të rrëmbyeshëm mbi 15 litra për metër katror dhe erëra të forta me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë.
Gjithashtu, parashikohen stuhi afatshkurtra me breshër. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 13 deri në 19 gradë Celsius, ndërsa ato të ditës nga 22 deri në 34 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe jostabil. Prerspektivohen shira të rastësishëm, bubullima dhe erëra të forta. Temperatura minimale në kryeqytet do të jetë rreth 16 gradë, kurse maksimalja deri në 30 gradë Celsius.