Sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, e cila në disa zona do të jetë e përforcuar, duke arritur shpejtësi deri në 50 km/orë nga drejtimi verior.
Temperaturat minimale do të variojnë nga 8 deri në 21 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të shënojnë vlera nga 25 deri në 33 gradë Celsius.
Në Shkup parashikohet mot me diell dhe vranësira të lehta deri mesatare. Era do të jetë e dobët deri mesatare, ndërsa në pjesë të luginës herë pas here do të jetë e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë në 17 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 32 gradë Celsius.
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftoi se gjatë javës do të mbajë mot me diell dhe vranësira të ndryshueshme. Era do të jetë e dobët deri mesatare, me përforcime lokale nga veriu. Pasdite, sidomos të martën, ka kushte për jostabilitet lokal me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar.