Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar parashikimin e motit për të shtunën. Vendi do të mbizotërohet nga mot me diell dhe vranësira të pakta, lokale.

Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 10 dhe 14 gradë Celsius. Temperaturat maksimale pritet të shkojnë nga 22 deri në 25 gradë Celsius. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, nga drejtimet veriore dhe veriperëndimore.