Kushtet atmosferike të shtunën do të jenë relativisht të paqëndrueshme. Mëngjesi dhe paraditja nisin me kthjellime. Gjatë mesditës dhe pasdites, vranësirat do të shtohen në një pjesë të territorit.
Reshjet e shiut do të përqendrohen kryesisht në zonat malore të lindjes dhe juglindjes. Ato do të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Në disa zona mund të bjerë edhe breshër.
Pas orëve të pasdites, moti do të përmirësohet gradualisht. Kthjellimet do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit.
Temperaturat minimale do të zbresin deri në 17°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 34°C, duke ruajtur vlerat tipike të stinës së verës. Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim, me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Në zonat bregdetare dhe luginore, era mund të forcohet deri në 12 m/s.