Shërbimi Hidrometeorologjik (DPHM) njoftoi se temperaturat minimale do të variojnë nga 9 deri në 19 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 26 deri në 34 gradë. Era do të fryjë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe vranësira të lehta. Temperatura minimale do të zbresë në 15 gradë, ndërsa ajo maksimale do të shkojë deri në 32 gradë Celsius. Qytetin do ta përshkojë një erë e lehtë deri në mesatare nga veriu.

Deri në fund të javës dhe në fillim të fundjavës, paradite do të ketë vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Pasdite, veçanërisht të martën, pritet jostabilitet lokal me shi të rrëmbyeshëm, erë të përforcuar dhe bubullima. Temperaturat ditore do të shfaqin një tendencë rritjeje gjatë kësaj periudhe.