Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) njoftoi se dita do të nisë me diell dhe vranësira të vogla deri mesatare. Gjatë pasdites, kushtet atmosferike favorizojnë shfaqjen lokale të motit të paqëndrueshëm, shoqëruar me reshje shiu dhe bubullima.
Era do të fryjë mesatarisht nga drejtimi veriperëndimor. Temperaturat minimale do të luhaten nga 8 deri në 19 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 28 deri në 36 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe vranësira të lehta. Në orët e pasdites, disa pjesë të luginës pritet të përjetojnë reshje të përkohshme shiu dhe bubullima. Era do të jetë e dobët, nga drejtimi perëndimor. Temperatura minimale në kryeqytet do të jetë 15 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 34 gradë Celsius.
DPHM thekson se vijon një periudhë me mot të ngrohtë dhe të qëndrueshëm, me tendencë në rritje të temperaturave ditore.