Temperaturat minimale do të sillen nga 10 deri në 12°C, ndërsa era do të fryjë lehtë deri mesatarisht nga veriu. Ky mot i favorshëm do të mbështesë zhvillimin e kulturave bujqësore dhe kryerjen e punimeve sezonale në ara, pemishte dhe vreshta.

Mungesa e reshjeve dhe temperaturat e këndshme krijojnë kushte optimale për rritjen e bimëve. Ndërkohë, në shumicën e rajoneve ka nisur korrja dhe shirja e grurit. Moti i thatë dhe temperaturat e përshtatshme parashikohen të ndihmojnë në mbarëvajtjen e këtij procesi. Fermerët këshillohen të organizojnë korrjen gjatë orëve me lagështi më të ulët ajri dhe të sigurojnë tharjen e duhur të kokrrës për të garantuar cilësinë dhe ruajtjen e prodhimit.