Javën karakterizojnë masa ajrore relativisht stabile, duke sjellë kushte tipike për muajin korrik. Mëngjeset do të jenë të freskëta, kurse pasditet të ngrohta.
Të hënën dhe të martën priten riga lokale shiu, të izoluara dhe pa ndikim të madh në aktivitetet e përditshme. Kushtet meteorologjike do të jenë të favorshme për lëvizje, rekreacion dhe punime bujqësore sezonale.
Të hënën, moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të variojnë nga 10 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale do të shkojnë nga 26 në 30°C. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi, me shpejtësi 1-5 m/s.