Në seancën gjyqësore, Kryemadhi theksoi se prova e marrë në shkelje të procedurave ligjore nuk mund të përdoret në procesin gjyqësor. Ajo deklaroi se sekuestrimi i celularit ishte i paligjshëm, pasi në periudhën e sekuestrimit ajo mbante mandatin e deputetes.
Kryemadhi pohoi se organi i akuzës nuk duhej të kryente kontroll në banesën e saj, duke qenë se ajo ishte deputete. Ajo shtoi se organi i akuzës ishte në dijeni që ajo jetonte në atë banesë dhe se dhoma e saj e gjumit ishte kontrolluar, pavarësisht se banesa ishte në emër të një personi tjetër.