Avokati i tij, Novak Llukiç, konfirmoi lirimin me kusht pas vuajtjes së rreth tre viteve në burg. Ky vendim i Gjykatës së Lartë në Beograd u miratua më 25 qershor.

Gjykata e Apelit në Beograd e dënoi Perishiçin me katër vjet burg në vitin 2022. Ai u gjet fajtor për spiunazh pasi në mars të vitit 2002, i dorëzoi një dokument sekret ushtarak, të klasifikuar si "tepër konfidencial", John Neighbour, një zyrtar i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Beograd.

Dokumenti ishte procesverbali i një mbledhjeje të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Jugosllavisë nga viti 2001. Ai u gjet te diplomati amerikan gjatë një ndërhyrjeje të shërbimeve të sigurisë ushtarake dhe policisë ushtarake.

Në kohën e arrestimit të tij në vitin 2002, Perishiç shërbente si zëvendëskryeministër i Serbisë.

Më herët, Perishiç ishte akuzuar nga Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë dhe u dënua me 27 vjet burg për krime lufte. Megjithatë, në vitin 2013, Dhoma e Apelit e liroi nga të gjitha akuzat dhe urdhëroi lirimin e tij.