Zgjedhjet e përditshme ushqimore ndikojnë drejtpërdrejt në funksionin e veshkave, të cilat largojnë mbetjet dhe ruajnë ekuilibrin e lëngjeve. Dietologia Vanessa Connolly thekson se ky kombinim ofron një ushqim të lehtë dhe mbështetës për veshkat.

Mollët përmbajnë nivele të ulëta të kaliumit dhe fosforit, minerale këto që mund të grumbullohen te personat me funksion të dobësuar të veshkave. Bajamet, megjithëse më të pasura me këto minerale, në një sasi të vogël konsiderohen të përshtatshme për shumicën. Ky kombinim është gjithashtu i pasur me fibra. Mollët sigurojnë fibra të tretshme, ndërsa bajamet ofrojnë fibra, proteina dhe yndyra të shëndetshme. Këto ndihmojnë në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak, një faktor kyç pasi diabeti është shkaktar i shpeshtë i sëmundjeve të veshkave.

Dietologia Whitney Stuart shton se bajamet përmbajnë yndyra të shëndetshme dhe polifenole, të cilat përmirësojnë shëndetin e zemrës, i lidhur ngushtë me funksionin renal. Mollët gjithashtu kontribuojnë në shëndetin kardiovaskular. Një zemër dhe enë gjaku të shëndetshme sigurojnë furnizim më të mirë me gjak për veshkat.

Dietologia Rachael Ajmera thekson se ky kombinim ka pak kripë dhe sheqer të shtuar. Sasia e tepërt e tyre mund të rëndojë punën e veshkave dhe të rrisë rrezikun e dëmtimit. Përveç ushqyerjes së shëndetshme, ekspertët këshillojnë një stil jetese aktiv, gjumë të mjaftueshëm (7-8 orë), kontrollin e tensionit dhe sheqerit në gjak, menaxhimin e stresit dhe kufizimin e alkoolit. Personat me sëmundje ekzistuese të veshkave duhet të konsultohen me mjekun ose dietologun për këshilla të personalizuara.