Një mjet i pashpërthyer u zbulua të enjten në Bjeshkët e Junikut. Policia njoftoi se rasti u raportua më 2 korrik 2026, rreth orës 14:00, pasi u has një objekt i dyshimtë në pyll.
Menjëherë pas raportimit, njësitë policore mbërritën në vendngjarje dhe siguruan perimetrin për të parandaluar çdo rrezik. Më pas, njësiti i deminimit nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe KFOR-i ndërhynë. Ata larguan mjetin pa asnjë incident.