Ekipet e mirëmbajtjes do të realizojnë punimet e planifikuara gjatë ditës. Qëllimi është përmirësimi i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në qytet.
Punimet në rrjetin e ujësjellësit do të shtrihen në rrugët "Pajazit Boletini", "Bislim Bajgora", "Kuvendi i Lezhës", "Hoxhë Hasan Tahsini", "Ukshin Kovaqica", "Mbretëresha Teuta", "Rifat Vidishiqi" dhe "Lah Nimani".
Ndërkaq, punimet në rrjetin e kanalizimit do të kryhen në rrugët "Sami Gashi", "Ali Pashë Tepelena", "Bislim Bajgora" dhe në fshatin Vaganicë. Banorët e zonave të prekura mund të përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm gjatë kohës së punimeve.
Kompania njoftoi se pas rikthimit të furnizimit, uji mund të jetë i turbullt përkohësisht. Konsumatorët duhet ta lënë rubinetin të rrjedhë për disa minuta derisa uji të kthjellohet plotësisht.