Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, njoftoi se hapësirat publike komunale do të vihen në dispozicion pa pagesë për parkim. Kjo masë vjen si përgjigje ndaj rritjes së numrit të mërgimtarëve në qytet dhe nevojës për parkingje shtesë.

Parkingjet falas do të ofrohen në disa lokacione kyçe. Këto përfshijnë parkingun para dhe prapa objektit të Komunës së Mitrovicës, parkingun e Palestrës Sportive “Minatori”, parkingun e Bibliotekës së Qytetit dhe parkingun e Muzeut të Qytetit.

Peci u bëri thirrje mërgimtarëve të shfrytëzojnë këto hapësira me përgjegjësi.