Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, njoftoi fillimin e projektit. Ai, së bashku me nënkryetarin Enis Osmani dhe drejtorin për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja, vizituan nga afër zonën ku po zhvillohen punimet. Projekti synon asfaltimin e disa rrugëve në fshatrat e kësaj zone.
Peci theksoi se investimet në këtë zonë do të vazhdojnë. Ky projekt është një hap drejt zhvillimit të Shalës, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e infrastrukturës rrugore për banorët.