Arrestimi erdhi pas denoncimit për sulmin e ndodhur. Policia e Kosovës konfirmoi incidentin, duke theksuar se nuk pati të lënduar nga ky rast. Pas veprimeve të para hetimore, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Ky rast shton numrin e incidenteve të dhunës në familje të regjistruara në rajon. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.