Punimet janë duke u kryer në rrjetin e ujësjellësit dhe atë të kanalizimit. Ndërprerjet e furnizimit me ujë do të ndodhin në zonat ku po kryhen ndërhyrjet në ujësjellës.

Zonat e prekura nga punimet në rrjetin e ujësjellësit janë: Rruga “Dëshmorët e Kombit”, Rruga “Bislim Bajgora”, Rruga “Kuvendi i Lezhës”, Rruga “Hetem Voca”, Rruga “Ahmet Selaci”, Fshati Tunel i Parë dhe Fshati Stan Tërg.

Ndërkohë, punimet në rrjetin e kanalizimit po zhvillohen në Rrugën “Selaniku”, Rrugën “Josip Rela”, Rrugën “Bislim Bajgora” dhe Rrugën “Faruk Spahiu”.

Pas rikthimit të furnizimit, uji mund të jetë i turbullt për një periudhë të shkurtër. Konsumatorëve u kërkohet të lënë rubinetin të rrjedhë derisa uji të kthjellohet plotësisht.