Përfitueset e kësaj skeme do të marrin trajnime, mentorim, konsulencë profesionale dhe mbështetje financiare deri në 4,000 euro. Projekti ka për qëllim fuqizimin e ndërmarrësisë së grave dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim ekonomik dhe profesional në Mitrovicë.

Projekti zbatohet nga organizata joqeveritare PREDA Plus, në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës. Komuna fton të gjitha gratë dhe vajzat e interesuara të shohin njoftimet zyrtare për kriteret e aplikimit, afatet dhe procedurat.