Havari theksoi se Rama është diskredituar ndërkombëtarisht dhe se do të vijë dita kur ai do të dorëzojë celularin e tij pranë organit të akuzës. Lidhur me ndërhyrjen në ligjin 21/2024 për zonat e mbrojtura, Havari paralajmëroi se Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) do të marrë në pyetje të gjithë nëpunësit përgjegjës për ndryshimet, përfshirë edhe Presidentin e Republikës.

Sipas tij, ndërhyrjet ligjore kërkojnë ekspertizë dhe veprimi i kryer përbën një akt kriminal, jo vetëm mjedisor. Ish-drejtuesi i Policisë shtoi se kushdo që ka shpërdoruar detyrën duhet të ndëshkohet.

Havari adresoi edhe pozitën e Belinda Ballukut, duke deklaruar se ajo është pa shkollë dhe e ka blerë diplomën në Shkodër, gjë që e bën të papërshtatshme për postin e Zv. Kryeministres. Ai sugjeroi se Rama e ka vendosur në atë pozicion për të realizuar qëllimet e tij. Havari e përshkroi Kryeministrin si një figurë që frikësohet nga drejtësia, pasi hapja e hetimeve do të nxirrte në pah shumë probleme.