Havari, në një prononcim, u shpreh se protesta aktuale, e cila ka hyrë në ditën e 38-të, synon heqjen e kësaj kaste politike. Sipas tij, ndryshimet e shpresuara pas vitit 1990 nuk ndodhën dhe klasa politike e tanishme është e etur për pushtet, madje e gatshme të vrasë për të.

Ai përmendi ngjarje të shkuara, si rrahja e gazetarëve dhe skemat piramidale në vitin 1997, si dhe ngjarjet e 21 Janarit. Havari shtoi se figura të tilla, si ish-kryeministri Berisha, i braktisën protestuesit dhe u fshehën. Ai përmendi edhe një pohim të Lubonjës se kryeministri Rama është person i rrezikshëm.

Havari theksoi se po proteston për të ardhmen e fëmijëve të tij dhe kërkon largimin e kësaj kaste politike që sipas tij ka sunduar për 82 vjet.