Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Luka Misetic, reagoi ndaj Pietro Spera-s, Avokatit të Popullit të Gjykatës Speciale. Reagimi i Misetic erdhi pas njoftimit të Spera-s për punën e tij në mbikëqyrjen e hapësirave të paraburgimit dhe ofrimin e takimeve private me të paraburgosurit.
Përmes profilit të tij në platformën “X”, Misetic theksoi se, pavarësisht mandatit të Avokatit të Popullit të Speciales për të monitoruar dhe mbrojtur të drejtat themelore të të akuzuarve, ai nuk kishte kontaktuar asnjëherë me avokatët mbrojtës të Hashim Thaçit gjatë gjashtë viteve. Misetic vuri në kontrast këtë qasje me atë të Avokatit të Popullit të Kosovës, Naim Qelaj, i cili, sipas Misetic, ka qenë aktivisht i interesuar dhe ka kontaktuar vazhdimisht.