Një banor deklaroi se pavarësisht kontakteve të vazhdueshme me KEDS-in, nuk është dhënë asnjë afat konkret për rikthimin e energjisë. Përgjigja e marrë ka qenë se 'ekipa është duke punuar', pa detaje mbi kohën e rregullimit të prishjes.
Banorët kanë kërkuar nga KEDS-i të ofrojë informacione më të hollësishme dhe të ndërmarrë veprime urgjente për zgjidhjen e problemit. Ata kërkojnë një afat të përafërt për rikthimin e furnizimit me energji elektrike.