Vendimi u mor më 3 korrik 2026, pas monitorimit të vazhdueshëm të tregut dhe analizës së të dhënave nga Dogana e Kosovës. Kjo analizë tregoi se çmimet e importit të derivateve nuk kanë shënuar ulje. Gjithashtu, u konstatua se rritjet e çmimeve ndërkombëtare reflektohen shpejt në tregun vendor, ndërsa uljet ndodhin me vonesë ose nuk përcillen plotësisht.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i shitjes me shumicë do të llogaritet mbi çmimin mesatar të furnizimit të evidentuar nga Dogana, plus 2 eurocentë për litër. Çmimi maksimal i shitjes me pakicë do të jetë plus 12 eurocentë për litër.

MINTI u bën thirrje të gjitha subjekteve tregtuese të respektojnë këto çmime dhe të sigurojnë furnizim të rregullt. Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe Administratën Tatimore, do të mbikëqyrë zbatimin. Subjektet që nuk e respektojnë vendimin do të përballen me masa ndëshkuese.

Masa synon mbrojtjen e konsumatorëve nga rritjet e pajustifikuara të çmimeve, ruajtjen e konkurrencës së ndershme dhe garantimin e funksionimit normal dhe transparent të tregut të derivateve të naftës.