Israel Katz theksoi se Ajatollah Khamenei u eliminua nga Izraeli, pasi ai inicioi dhe udhëhoqi planin për shkatërrimin e Izraelit në Iran dhe në mbarë rajonin. Ai shtoi se sulmet e koordinuara SHBA-Izrael ndaj Iranit kanë eleminuar kërcënimet ekzistenciale të menjëhershme për Izraelin dhe kanë dëmtuar seriozisht aftësitë strategjike të Iranit.

Katz kritikoi ashpër gjithashtu pjesëmarrësit në funeralin e Khameneit, të cilët brohorisnin “Vdekje Trump”. Ai i quajti këto veprime “të turpshme” dhe se zbulojnë natyrën e vërtetë të regjimit të ajatollahëve.