Mimoza Ahmeti do të sjellë një këngë të re, ku po bashkëpunon me Bujakën. Prova e parë e këtij projekti u realizua në Durrës. Ahmeti theksoi se këngët e saj kanë qenë në gjumë për dy dekada, por tani po ringjallen.
Ajo diskutoi edhe mbi raportin mes artistit dhe veprës. Sipas Ahmetit, publiku modern shpesh i kushton më shumë vëmendje figurës publike sesa krijimtarisë artistike. Ajo u shpreh se shpesh njihet më shumë për prononcimet në intervista sesa për veprën e saj letrare apo muzikore.
Për të ndryshuar këtë perceptim dhe për të promovuar veprën, Ahmeti po zhvillon një uebsajt. Në këtë platformë, ajo do të publikojë dhe shesë veprat e saj në format elektronik. Kohët e fundit, Ahmeti u shpall fituese e Ferma VIP 3, duke fituar 129 mijë euro.