Mikel Merino u kthye në protagonist për Spanjën duke shënuar golin e vetëm ndaj Portugalisë. Ky gol i shënuar në minutën e parë të shtesës, pas një asisti nga Ferran Torres, e dërgoi “Furinë e Kuqe” në çerekfinale të Kupës së Botës 2026. Ky rezultat eliminoi Portugalinë, duke i dhënë fund karrierës së Cristiano Ronaldos në Kupat e Botës.

Ky nuk është rasti i parë ku 30-vjeçari Merino është vendimtar. Ai shënoi një gol të ngjashëm ndaj Gjermanisë në Kampionatin Evropian, në minutën e 119-të, duke dërguar Spanjën në gjysmëfinale dhe duke i dhënë fund karrierës ndërkombëtare të Toni Kroos. Pas asaj ndeshjeje, edhe Thomas Muller e Ilkay Gundogan u larguan nga kombëtarja gjermane.

Merino ka shënuar 11 gola me kombëtaren spanjolle dhe konsiderohet një nga golashënuesit më të rëndësishëm nën drejtimin e trajnerit Luis de la Fuente. De la Fuente vlerësoi Merinon si një lojtar të sigurt që shfaqet në momentet më thelbësore.

Për Merinon, ky gol vjen pas një periudhe të vështirë personale dhe e cilësoi si një nga momentet më të lumtura të karrierës. Ai shpjegoi se të ishte pjesë e ekipit ishte e paimagjinueshme disa muaj më parë. Festimi i golit pranë flamurit të këndit ishte një dedikim për babanë e tij. Kualifikimi në çerekfinale ka edhe një domethënie personale, pasi familja e tij, bashkëshortja Lola dhe djali i porsalindur Marco, pritet të udhëtojnë për të parë ndeshjet e ardhshme.