Kryeministri Hristijan Mickoski u bëri thirrje partive opozitare LSDM dhe E Majta të bien dakord për një tekst të unifikuar të Kodit Zgjedhor. Ai deklaroi se qeveria do ta pranojë versionin e tyre, me kusht që të përfshihen rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe votimi i diasporës.

Mickoski i cilësoi reagimet e fundit rreth Kodit Zgjedhor si “gjimnastikë politike” dhe “shfaqje”. Ai rikujtoi se ndryshimet janë punuar për disa muaj në Kuvend dhe se një tekst ishte harmonizuar nga shumica e grupeve parlamentare, përveç Lëvizjes së Majtë. Më pas, edhe LSDM-ja ndryshoi qëndrim. Kryeministri theksoi se ekziston një rrezik për humbjen e fondeve prej mbi katër milionë eurosh nëse reformat zgjedhore nuk përfundojnë deri në mesin e korrikut.