Jagger, 82 vjeç, tregoi në një intervistë për revistën Sunday Times Culture se grupi nuk arrinte të binte dakord për titullin e albumit të publikuar në vitin 2023. Kjo e shtyu atë t'i drejtohej inteligjencës artificiale.

Ai vendosi rreth 12 tituj para IA-së, duke kërkuar propozime të reja. Përgjigjet e marra ishin “aq të dobëta” sa nuk u përdor asnjë prej tyre. Megjithatë, kjo përvojë i dha atij besimin se idetë e tij ishin shumë më të mira.

Kitaristi Keith Richards vlerësoi talentin e Jagger, duke theksuar se ai shprehet më mirë me harmonikë sesa me zërin. Në albumin e ri “Foreign Tongues”, grupi ka performuar edhe një version të këngës “You Know I'm No Good” të Amy Winehouse, ku harmonika e Jagger ka një rol të rëndësishëm.

Ronnie Wood kujtoi miqësinë me Amy Winehouse, e cila ndërroi jetë në vitin 2011. Ai shpesh e inkurajonte atë të dilte në skenë pavarësisht vështirësive. Edhe Richards shprehu keqardhjen që nuk e njohu më mirë këngëtaren, megjithëse performuan së bashku në Isle of Wight Festival në vitin 2007.