Sulmuesi argjentinas Lionel Messi theu një rekord unik në histori, duke u bërë lojtari i parë që shënon shtatë ose më shumë gola në dy edicione të ndryshme të Kupës së Botës. Këtë arritje ai e regjistroi gjatë Botërorit 2026.
Goli historik erdhi në minutën e 29-të të ndeshjes së 1/16-ës së finales kundër Kepit të Gjelbër, ku Argjentina fitoi 3-2 pas vazhdimeve. Messi shënoi pas asistit të Lisandro Martinez, duke i dhënë epërsinë ekipit të tij.
Ylli 39-vjeçar kishte realizuar gjithashtu shtatë gola në Botërorin e vitit 2022. Me këtë performancë të përsëritur, ai konfirmon statusin e tij si një prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Argjentina, me Messin si lider, kualifikohet në çerekfinale dhe vazhdon rrugëtimin drejt mbrojtjes së titullit të kampionit të botës.